Me fillim nga ora 21:00 sonte në stadiumin ‘Todor Proeski’ do të takohen Shkupi dhe Ballkani në kuadër të fazës ‘play-off’ të Conference League. Pak orë para se të fillojë takimi tifo grupi ‘Shvercerat’ veçse kanë filluar të mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’, transmeton Gazeta Metro.
Në një atmosferë fantastike që pritet të mbizotëroj sonte në stadiumin nacional të Maqedonisë së Veriut, me gjasë do të jetë prezent edhe flamuri i përgatitur nga ata i komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.
Mbrojtësi i kampionëve të Kosovës ishte lënduar pikërisht në një miqësore të fituar nga suharekasit ndaj Shkupit 0-2 gjatë fazës përgatitore dhe pret që në fund bashkëlojtarët e tij të arrijnë një rezultat pozitiv.
Ndërsa, optimist në një fitore të mundshme është shprehur edhe Demiri. Ai ka thënë përkundër faktit se janë favorit këtë duhet ta tregojnë në fushë.