Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Valë arrestimesh në Turqi – kapet kryetari i komunës së Beyoglut, bashkë me 40 zyrtarë

    15/08/2025 13:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Autoritetet turke kanë goditur sërish opozitën. Të premten, policia turke ka arrestuar kryetarin e komunës së Beyoglut në Stamboll, Inan Guney, së bashku me 40 zyrtarë të tjerë, si pjesë e një hetimi për korrupsion.

    Lajmi është bërë i ditur nga media turke Birgun, e cila shkruan se në pranga kanë përfunduar edhe truproja, këshilltari dhe ndihmësi i Guneyt. Ai është dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

    Guney vjen nga Partia Popullore Republikane (CHP), partia më e madhe opozitare në Turqi, e cila këtë vit është përballur me një valë të paprecedentë arrestimesh, sidomos në komunat që kontrollon.

    Kujtojmë se në mars është arrestuar edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu – kandidati presidencial i CHP-së për zgjedhjet e ardhshme. Arrestimi i tij kishte nxitur protestat më të mëdha në vend që nga viti 2013.

    Sipas një analize të Reuters, më shumë se 500 persona janë ndaluar që nga tetori i kaluar, në kuadër të kësaj fushate të gjerë hetimore.

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se operacioni synon “një rrjet të korruptuar që është si ‘oktapod me krahë që shtrihen në pjesë të tjera të Turqisë dhe jashtë saj’”.

    Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë të parashikuara për vitin 2028, spekulohet se Erdogan mund të synojë rikandidim të hershëm, përmes një ndryshimi kushtetues që do t’i lejonte një mandat të tretë.

    Nga ana tjetër, kritikët e kanë cilësuar këtë fushatë arrestimesh si të motivuar politikisht, me qëllim që të eliminohen rivalët kryesorë të Erdoganit përpara zgjedhjeve të ardhshme.

    Qeveria turke vazhdon të këmbëngulë se gjykatat janë të pavarura dhe se vendimet nuk ndikohet nga politika.

    Artikuj të ngjashëm

    Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

    Turqia i lufton zjarret vdekjeprurëse

    Turqia në luftë me zjarret

    Të Fundit

    Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

    Arifi: Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë

    Kryeministri kroat kritika BE’së rreth sulmit në Banjskë: Kaloi pa deklarata serioze, u bëmë sikur të mos kishte ndodhur

    Krasniqi pas kërkim-faljes së Dimal Bashës: Vetëm dorëheqja është e vetmja rrugë e ndershme

    Bzzz: Albulena Haxhiun s’e lë rehat një mizë në studio (VIDEO)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.