Vaksinohet 82 vjeçarja nga Prishtina

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve, përderisa interesimi është parë të jetë i madh.

82 vjeçare Safete Krasniqi tha se është e kënaqur me shërbimin e vaksinimit dhe sapo ka marrë dozën e parë.

“Dozën e parë e mora, nuk më mundoj diçka edhe kolicën ma sjellën shumë mirë, nuk kemi prit as per termin”, tha ajo.

Përderisa Egzon Gashi tha se ka ardhur për me marrë dozën e dytë, pasi të parën e ka marrë më herët.

Ai ka apeluar që të gjithë të rinjtë dhe në përgjithësi qytetarët të vaksinohen, raporton EO.

“Sot erdha me marrë dozën e dytë, jam 26 vjeçar nuk kam pasur probleme gjatë realizimit të terminit, por që kisha apeluar te të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse nuk ka zgjidhje tjetër”.

Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit kundër virusit Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda ditës janë dhënë 22 mijë e 119 vaksina.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64 4212 doza të vaksinës. Ndërkohë në 24 orët e fundit 2 mijë e 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Reklama