Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

    28/07/2025 08:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agim Pllashniku, qytetari që u konfrontua të premten e kaluar me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë kallëzim penal ndaj saj.

    Në dokumentin e siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, thuhet se kallëzimi penal është bërë për shkak se, “më datën 25 korrik, 2025, pranë një kafeterie te Komuna e Prishtinës, këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i saj sulmojnë fizikisht qytetarin këtu palën e dëmtuar Agim Plashniku, ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që i afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë të qetë dhe të kulturuar (video-incizimi), qytetari Agim Plashniku në gjet simbolik për të shprehur indinjatën me rrethanat politike të vendit dhe korrupsionin e madh që po mbretëron në vend, i afrohet deputetes dhe i thotë ‘a po ma paguan edhe mua faturën’”.

    Ky konfrontim dhe kallëzim penal, ishin temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”.

    Vajza e Agimit, Sonila Pllashniku, dhe avokati i tij, Gent Gjini, ishin të ftuar për të debatuar rreth kësaj çështje.

    “Nuk ka qenë e lehtë prej momentit kur u bë mediatike video, dhe kur u pa që Fitore Pacollit nuk po i shiten më rrenat e saja. Nuk ka qenë e lehtë për familjen, por ne jemi mësuar pak apo shumë, dhe e dimë se kjo qeveri, deputetët e VV-së, dhe në këtë rast Fitore Pacolli, kush janë e çka bëjnë. Përderisa Fitore Pacolli s’e ka problem me vjedh shtetin, ajo nuk e ka problem as me sulmu qytetarin, e as mandej me i bë përndjekje publike familjes së një qytetari, i cili thjesht kërkon llogari se çfarë është duke ndodhur me taksat e mija, dhe taksat e qytetarëve të tjerë”, u shpreh vajza e Agimit.

    Ajo shton se Pacolli nuk ka bërë kërcënim të drejtpërdrejt, por sipas saj, deputetja e VV-së ka bërë thirrje të hapur të urrejtjes përmes shkrimeve të saja, si dhe shton se ka bërë thirrje që nënën e saj ta largojnë nga puna që e ushtron.

    Nga ana tjetër, avokati Gjini thotë se klienti i tij është shtyrë me forcë nga Pacolli si dhe nga asistenti i saj.

    Po ashtu, ai shton se Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm se kinse Agim Pllashniku ka pasur armë me vete.

    Artikuj të ngjashëm

    Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave në aksidentin në Riedlingen

    “Nuk është i shitshëm”, reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

    SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

    Të Fundit

    Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave në aksidentin në Riedlingen

    Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

    “Nuk është i shitshëm”, reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

    SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

    Zjarret në jug të Shqipërisë, evakuohen banorët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.