Vajza e Bedri Hamzës, Djellza, është shprehur krenare me babanë e saj përmes një postimi në Facebook.
Ajo shkruan se Hamza ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm, duke sjell rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri.
“Unë, si vajza e Bedri Hamzës, nuk mund të jem më krenare. Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime. Babi ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm—duke sjellë rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri. Ky është modeli që dua të ndjek. Të dua”, ka shkruar ajo.