Një vajzë 16-vjeçare, nga familjarët e saj ishte raportuar e zhdukur që në fund të muajit qershor, raporton GazetaDemos.
Rreth këtij rasti, Policia e Kosovë bën të ditur se e njëjta është gjetur, duke bashkëjtuar me një person në komunën e Gjakovës.
I dyshuari nën dyshimin për veprën penale “Bashkësi Jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktima është dërguar në stacionin policor, ku pas intervistimit është kthyer nga Policia, tek familjarët e saj.