Uvejs Suma ka përfunduar me sukses kursin “Logistics Captains Career Course” dhe është diplomuar në Army Sustainment University në Fort Gregg-Adams, SHBA.
Ai shprehu mirënjohjen ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë Amerikane për mundësinë për të studiuar në këtë institucion prestigjioz.
“Jam krenar që përfundova sot kursin dhe diplomova nga një prej institucioneve më të mira ushtarake. Faleminderit FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane për këtë mundësi të jashtëzakonshme!” – u shpreh ai.