Është arrestuar një person në fshatin Firajë të Shtërpcës, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Sipas gazetës Sinjali, gruaja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku ata bashkëjetojnë, teksa nuk dihen motivet që shtynë drejt dhunës.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.