Guverantori rajonal i Kharkivit ka njoftuar se trupat ukrainase në kundërsulm pranë qytetit verilindor të Kharkiv kanë arritur në kufirin rus.
Pamjet në video shfaqin burra me uniforma ushtarake duke bërë gjeste festive me duar ndërsa njëri nga ta tha se kanë arritur në kufi.
Video është publikuar në faqen e ministrisë në Facebook dhe mbante një titull shoqërues që thoshte se një batalion i Forcave të Armatosura të Kharkiv “ka dëbuar rusët dhe ka arritur në kufirin shtetëror”.
Sipas guvernatorit Oleh Sinegubov, trupat ukrainase kanë vendosur një tabelë që shënon kufirin e vendit.