Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ushtarët të kenë kujdes…” – Lushtaku tregon një histori interesante me Thaçin

    03/05/2025 23:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku gjatë një interviste në “Reel Talk me Maxhunin”, ka treguar histori të rralla nga lufta.

    Derisa po fliste për momentin e intervenimit të NATO-s, Lushtaku ka treguar se pasi u nënshkrua marrëveshja në Rambuje ai mori menjëherë një porosi nga Hashim Thaçi.

    “Më kujtohet sepse Hashimi ka qenë në Francë dhe thotë se marrëveshja ka ndodhë thuaj gjithë ushtarëve të kenë kujdes sepse po fillon intevrenimi i NATO-s. Unë edhe pjestarët e UÇK pak e kishim besu, ne ishim përgatitë që kjo luftë të jetë shumë më afatgjatë, por kur ndodhi unë kam qenë me Sylen me një pjesë të ushtarëve dhe njësia speciale ka qenë me neve dhe ka qenë një lajm tepër i gëzushëm sepse e dinim që lufta po përfundon. Të jem i sinqertë ne kemi prit që Serbia do të dorëzohet shumë më shpejtë, por ajo zgjati 78 ditë dhe kanë qenë humbjet më të mëdha të UÇK gjatë asaj periudhe sepse forcat serbe dolën prej kontrolle dhe qëllimi I tyre ishte sa ma shumë të vriten shqiptarët pavarësisht a ishin pjesëtar të UÇK apo qytetrë të këtij vendi”, tha Lushtaku.

    I pyetur për emocionet e para pas përfundimit të luftës, Lushtaku tha se për pjesëtarët e UÇK-së sot e asaj dite ndjenjat janë të përziera.

    “Për neve ka qenë e vështirë, nuk ka qenë e lehtë kur ne jemi taku me familjet e dëshmorëve, kur jemi taku me familjet që kishin dhanë shumë anëtarë.Më kujtohet kur kemi hyrë në shtëpinë e Adem Jasharit ka qenë dicka e jashtëzakonshme, ka qenë shumë e vështirë për neve kur e kemi taku cilendo familje. Është problem me përshkru me fjalë sepse ka qenë e vështirë. Ishte gëzimi, lumturia, por për një pjesë të pjestarëve të UÇK edhe ditën që jemi çliru edhe sot ndjenjat janë të përziera”, përfundoi Lushtaku

    Artikuj të ngjashëm

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Sami Lushtaku uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje: Shqipëria është bërë atraksion për këdo që e viziton

    Sami Lushtaku nervozohet me dëshmitarin Nazmi Maloku në Gjykatë: Ti je shpiun e i biri i shpiunit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.