Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ushtarët amerikanë do të kryejnë një trajnim të aviacionit në Babaj të Bokës

    04/11/2023 16:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ushtarët amerikanë të caktuar në ekipin e Komandës Rajonale të Forcave të Kosovës (KFOR)-Lindje (RC-Lindje), do të kryejnë kërkesat e tyre vjetore për qitje të aviacionit në një poligon në Zonën e Trajnimit Babaj Bokës në Babaj të Bokës, nga 6 deri më 10 nëntor, 2023.

    Ngjarja e trajnimit të gjuajtjes do të përfshijë pilotë nga Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane dhe helikopterë amerikanë nga Aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të përmbushen kërkesat vjetore të specifikuara të njësive të aviacionit të ShBA-së, raporton Klan Kosova.

    KFOR-i RC-East përfshin dhjetë vende partnere kontribuuese që punojnë ngushtë me agjencitë ndërkombëtare të ndihmës për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    Misioni i saj është të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në mënyrë të vendosur, të drejtë dhe të paanshme, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

    Forca e Kosovës (KFOR) është një mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende, që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale -Lindja është që të mbajë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe lirinë e lëvizjes, duke siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.

    Artikuj të ngjashëm

    “Operacion rutinor” i KFOR’it mbi Urën e Ibrit: Nuk pritet ndonjë gjë e veçantë

    “90+ viktima”, KFOR-i me mesazh para protestuesve në Zveçan

    Mësuesit e një shkolle të mesme në Zveçan kanë një kërkesë specifike, kështu i përgjigjet KFOR-i

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.