Të enjten rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë.
Raportohet se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të programit operativ të pacientëve, ku pas një debati, dyshohet se urologu S.H e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, urologun S.M.
Se ka ndodhur një gjë e tillë brenda hapësirave spitalore e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj klinike, Bujar Frangu.
”Jemi në grumbullimin e informacioneve”, tha shkurtimisht për Klan Kosovën, drejtori Frangu.
Po ashtu edhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjë që u konfirmua edhe nga ta.
”Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm ndaj personit zyrtar që ka ndodhë rreth orës 08:00 në QKUK.
Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë”.