sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Urojmë që 18 marsi në Ohër, të jetë ditë e mbarë për Kosovën dhe Ballkanin e trazuar

    16/03/2023 09:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan Hafiz Gagica

    Në prag të takimeve të radhës mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit evropian dhe me mbështetjen amerikane, mendoj se pala shqiptare duhet të tregojë urtësi dhe vigjilencë, meqë koha kërkon që interesi i vendit tonë të vihet mbi çdo interes partiak dhe grupor!

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka mandat kushtetues për negocim, ngase pas vetes e ka edhe shumicën parlamentare, por e ka edhe obligimin politik dhe kombëtar që në koordinim me opozitën t’i bashkërendis vendimet që duhet të merren në dobi të vendit në ditët dhe javët e ardhshme, në pajtimin me marrëveshjen dypalëshe, Kosovë-Serbi, siç e ka obligim edhe opozita që ta kryen detyrën e saj kushtetuese, të jetë konstruktive dhe në përkrahje të shefit të ekzekutivit.

    Në dekadën e fundit, skena politike polarizuese në Kosovë ka lënë një pasqyrë të keqe në opinion, sikur që ishin edhe disa marrëveshje të nxituara dhe të dëmshme për vendin, të cilat siç po shihet sot, me mjaftë vështirësi do të korrigjohen, prandaj në të ardhmen nuk duhet lejuar të përsëriten të njëjtat gabime. Veçse bashkërisht të gjithë faktorët tanë politik dhe partiak duhet të jenë krah të kryeministrit Kurti, si krye-negociator i Kosovës në dialog me Serbinë.

    Unë besoj se kryeministri Kurti, në harmoni të plotë me kompetencat e tij kushtetuese si dhe me objektivat nacionale dhe politike të Kosovës, në koordinim të ngushtë me aleatet tanë strategjik do i merr vendimet e tij në favor të Planit evropian (franko-gjerman), i mbështetur nga SHBA-të, me nënshkrimin e të cilit Kosovës do i hapën dyert dhe mundësitë për t’u anëtarësue në gjitha mekanizmat e BE-së dhe ato ndërkombëtare, si një mundësi e re për zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës.

    Takimi i Ohrit, pritet të shkon një hap më afër mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me Serbinë, e cila duhet të ndërtohet patjetër, ndonëse me shumë pengesa dhe shantazhe nga fqinji ynë verior, por siç e dimë të gjithë me fqinjët duhet të bisedojmë si dhe të merremi vesh për shumë çështje, prandaj më mirë sot të bisedojmë se sa nesër, kur edhe mund të bëhet tepër vonë.

    Kosova e ka dëshmue përherë gatishmërinë e saj për fqinjësi të mirë, dhe këtë diskurs po e tregon qartë me tri shtetet tjera fqinje, andaj i gjithë procesi për një Ballkan të qetë dhe stabil, do varet nga hapat që do i ndërmerr Serbia ditët në vijim, mbase edhe pa njohjen reciproke Kosova do  zhvillohet më tutje, siç do bëhet edhe pjesë e organizatave ndërkombëtare, sepse Serbia nuk e ka pafundësisht monopolin që ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në OKB dhe BE.

    Të urojmë që me 18 mars Kosova do e shënojë fitoren e madhe ndaj të keqes, që shqiptaret më në fund të ndjehen përfundimisht të çliruar shpirtërisht nga barra e rënd e një historie tragjike, ngase nga 11 marsi 1981 asnjëherë populli shqiptar nuk u ndalë së vepruari dhe luftuari për lirinë dhe pavarësinë e saj. Po ashtu, është edhe koha e fundit që Serbia hegjemoniste të lirohet nga politikat e saja agresive ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar!

    Artikuj të ngjashëm

    Përfundojnë takimet dypalëshe në Ohër, pas pak pritet të nisë takimi Kurti-Vuçiq

    Agjenda e takimit të sotëm në Ohër, ky do të jetë fokusi

    Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në Ohër

    Të Fundit

    Kurti e ish të burgosurit flasin për themelimin e institutit për të përndjekurit politikë

    Luizi përmend Thaçin e Veselin në Big Brother VIP Albania

    Mbi 11 mijë tonë mallra në përpunim në portin e Durrësit

    Ministri Sveçla reagon pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri

    Arrestimi në Veri, Vela: Komunitetet mund t’i besojnë policisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.