Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim që të rinumërohen votat e LDK’së në komunën e Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili tha se kanë pranuar ankesë nga një kandidate për deputete.
“Do të bëhet rinumërimi dhe varësisht nga rezultatet do të veprohet. Ka pasur ankesë prej një kandidateje për deputete”, ka thënë Preteni për Express.