Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në takimin e madh me bashkatdhetarë në Zvicër.
Në këtë takim, Ismaili ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe, por edhe besimin e palëkundur të mërgimtarëve, në misionin e Partisë Demokratike të Kosovës për një Kosovë ma të mirë.
“Në Cyrih morëm shumë përkrahje e besim për të punu për vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë. Pashë shumë entuziazëm e vullnet që së bashku me diasporën të ecim së bashku drejt një të ardhme ma të mirë për Kosovën”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Ai ka falënderuar mërgimtarët për prezencën në këtë tubim, duke u lënë takim “në fitoren tonë me 9 shkurt”.
“Faleminderit Zvicra e shihemi në fitoren tonë me 9 shkurt! Kosova mundet ma mirë. Bedri Hamza për Kryeministër”, ka shkruar ai.