Reperi i njohur, Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Mentor Palokaj, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, raporton GazetaDemos.
Lamtumira e fundit Mentorit po i jepet në varrezat e fshatit Gurrakoc të Istogut ku po marrin pjesë një numër i madh i të afërmve, artistëve e edhe politikanëve.
Unikkatil me këtë rast mbajti një fjalim, ku tregoi pak nga fëmijëria me vëllain, teksa s’e la pa e lartësuar edhe karakterin e të ndjerit.
““Me q* nanen nuk kallëxoj që unë e kam bo, qaj u kanë vëllai jem. Vëllai jem me siguri plot prej juve këtu i ka pasë për zemer dhe u gjend aty për juve, e garant e doni shumë. Faleminderit që keni ardhë, e ishallah shihna me to në botën tjetër. Vëllai jem u pafshin apet, njeri trim, sypatremun. S’është që njerëzit kanë ardhë se është vëllai i Unikkatilit, por kanë ardhë për Mentor Palokën se u kanë p*** same, u kanë Tee Palokaj”, tha Unikkatili, raporton GazetaDemos.