
Sot në Hagë po dëshmon ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë dëshmisë, atij iu prezantua një dokument i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku atëherë Hashim Thaçi, si 29 vjeçar ishte takuar me Joe Biden, i cili atë kohë kishte funksionin e senatorit.
Në këtë dokument, përshkruhet edhe një pjesë e bisedës mes Thaçit dhe Bidenit, ku ky i fundit i kishte dhënë disa këshilla.
“Z. Thaçi më tha: Ti ke qenë 29 vjeçar kur e ke marrë detyrën, ashtu siç jam edhe unë tani, a keni ndonjë këshillë? Meqë po më pyesni, atëherë po ua them menjëherë mirëpo jemi në rrethana të ndryshme. Cila është këshilla juaj, më tha z.Thaçi. Këshilla e parë: Mos e merr veten shumë seriozisht? Këshilla e dytë: Edhe unë e di, që ti e di që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, thuhet në pjesën e dokumentit që përshkruante bisedën mes dyve”,