Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    07/06/2025 19:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sonte nga ora 20:45 në Tiranë zhvillohet ndeshja futbollistike Shqipëri-Serbi, e cila ka nxitur emocione të mëdha te të dyja palët.

    Historiani Sylë Ukshini, kujtoi bisedën me një mik, ku thuhej se futbolli është një lloj zëvendësimi i arenës së luftës, dhe se mes tjerash luhet edhe për prestigjin e kombit.

    “Ne jemi nga Ballkani dhe kur po i shihja shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, krejt këta njerëz kanë dikë të prekur nga familja ose të përndjekur, për flamurin kuq e zi”, deklaroi Ukshini.

    Ai më tej tha se ideja viktimizuese që bën Serbia për simbolet tregon që ajo nuk është zhveshur nga ideja hegjemoniste kur shqiptarin e ka futur në burg dhe e ka mbajtur me dekada për shkak të flamurit.

    Ky rikthim në skenë i shqiptarëve, sipas tij, tregon që kjo liri dhe ndryshimi që ka ndodhur pas luftës së ftohtë, e shpërfaq potencialin tyre edhe demografik, sportiv, kulturor dhe ekonomik.

    “Duke e pasur parasysh që ne e kemi pasur një shtet që për 100 vjet na ka përndjekur në kuptimin e zhbërjes totale, kjo ardhje e shqiptarëve i pengon. Në serbi edhe feja është e politizuar së tepërmi, edhe sporti dhe të gjitha, dhe padyshim këto kanë një reflektim”.

    “Për punën e viktimizimit serbët janë kampionë. Janë viktimizuar edhe në kohën kur Millosheviqi ishte në pushtet. Zakonisht e kanë për ta justifikuar goditjen e viktimës, ata viktimën e bëjnë fajtor dhe fajtorin pastaj e bëjnë viktimë”, tha historiani në KlanKosova.

    Ukshini vlerësoi më tej se shqiptarët janë në rrugën e duhur, por se mendon që duhet të zhvishen pak nga euforia.

    “Duhet të punojnë më shumë, duhet të jenë më lojalë ndaj shtetit dhe ta dinë vlerën e brezave që kanë sakrifikuar për të ardhur këtu, sepse kjo liri që e kemi është një rrugë e jashtëzakonshme”, përfundoi Ukshini.

    Artikuj të ngjashëm

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Masa të rrepta, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

    Të Fundit

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Masa të rrepta, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

    Elon Musk fshin postimin ku akuzonte Donald Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.