Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Sevastopol të Krimesë së aneksuar nga rusët.
Ukrainasit kanë shpeshtuar sulmet me dronë kamikazë në përpjekjen e tyre që të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të tyre që është pushtuar nga rusët,
Pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale shfaqin shpërthimet e fuqishme dhe aktet e sulmit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por sulmet me dronët kamikazë janë bërë arma më e fuqishme e ukrainasve në rajonet që tashmë i ka pushtuar Rusia.
Shtetet e Bashkuara mbrëmë njoftuan se do të përshpejtojnë procesin e dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë, që do të ndryshonin rrjedhën e luftës në këtë vend./Demos/