Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ukraina e konfirmon pjesëmarrjen në kualifikimet e Euro 2024

    25/04/2023 12:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kombëtarja e Ukrainës në futboll do të vazhdojë të luajë në kualifikimet e Euro 2024 përkundër faktit se qeveria ua ndaloi ekipeve ukrainase pjesëmarrjen në gara ku përfshihen edhe sportistët nga Rusia dhe nga Bjellorusia, njoftuan nga shteti i përfshirë në luftë.

    Kievi ua ndaloi pjesëmarrjen garuesve të tyre në garat olimpike, jo-olimpike dhe paralimpike pas pushtimit të tentuar rus ndaj Ukrainës, i mbështetur edhe nga fqinjët e Bjellorusisë.

    Andriy Pavelko, kryetar i Federatës Ukrainase të Futbollit, e publikoi letrën që ia dërgoi UEFA-s ministri i sportit, duke konfirmuar se Kombëtarja do të marrë pjesë në kualifikimet e Euro 24 përkundër faktit se aty po merr pjesë edhe Bjellorusia.

    “Kombëtarja e Ukrainës do të vazhdojë të marrë pjesë zyrtarisht në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Ukraina ka përfunduar në Grupin C së bashku me Anglinë, me Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe me Maltën.

    Kurse, Bjellorusia është në Grupin I bashkë me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë.

    Ukraina e humbi ndeshjen e parë nga Anglia me rezultat 0:2.

    Kurse, loja e dytë e Ukrainës do të jetë në udhëtim kundër Maqedonisë së Veriut më 16 qershor.

    Pas pushtimit rus që nisi në Ukrainë vitin e kaluar, të cilin Moska zyrtare e quajti si një operacion special militar, Rusia u përjashtua nga garat evropiane në futboll me vendim të UEFA-s

    Artikuj të ngjashëm

    Ukraina me vija të kuqe për negociatat e paqes – këto janë gjëra me të cilat nuk do të bjerë dakord

    Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Jemi gati për bisedime më SHBA-në për sanksione të reja ndaj Moskës

    Kryqi i Kuq thirrje Rusisë e Ukrainës: Ndalni goditjet e civilëve! Ata po paguajnë çmimin e luftës

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.