LajmeZgjedhjet 2025

Ukë Blakaj paraqet prioritetet kryesore për Istogun: Zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe turizëm

Ukë Blakaj, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij duke prezantuar një plan konkret për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“I njoh mirë problemet e Istogut. E ndiej secilin hall të qytetarëve, të njerëzve të ndershëm e punëtorë të vendit tim,” tha Blakaj.

Ai shtoi se me ekipin e tij ka përgatitur një platformë të detajuar për t’i dhënë zgjidhje sfidave me të cilat përballen banorët e kësaj komune.

I plotë:

I njoh mirë problemet e Istogut.

E ndiej secilin hall të qytetarëve, të njerëzve të ndershëm e punëtorë të vendit tim.


Prandaj, me ekipin tim kemi përgatitur plan konkret për zhvillim ekonomik, mbështetje për biznese, vende pune, arsim modern, shëndetësi për të gjithë, ujë të pijshëm dhe turizëm në bjeshkët tona.

Ju ftoj me zemër të më mbështesni për t’i bërë bashkë realitet ëndrrat dhe sukseset tona!

#UkaAfërTeje

#Voto AAK147✔️

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button