Kryetari i Këshillit të Shkollës Shqipe në Republikën e Hessen-it në Gjermani, Ukë Blakaj sot u prit në takim nga konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi, shkruan GazetaDemos.
Blakaj në këtë takim u nderua me mirënjohje nga konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt.
“Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje për organizimin e shkollës shqipe, pranova një dhuratë të veçantë, llogon e UÇK-së”, tha Blakaj ndër tjerash.
Postimi i plotë i tij:
Sot u prita në takim nga konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi. Me Ibrahimin bashkëbiseduam për shkollën shqipe në Gjermani, konkretisht në Republikën Hessen. Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Shkollës Shqipe në Republikën e Hessen-it, e falënderova Ibrahimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin. Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje për organizimin e shkollës shqipe, pranova një dhuratë të veçantë, llogon e UÇK-së.