Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ukaj: Kërkesat e Serbisë janë fontanë dëshirash, Kosova t’i zbatojë thirrjet e aleatëve jo ato të Vuçiqit

    18/09/2024 13:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën, shkruan GazetaDemos.

    Sikur të mos mjaftonin kërkesat nga presidenti serb, ato u shtuan edhe nga Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin.

    Lidhur me këto kërkesa, njohësit e çështjeve politike, thonë se ato janë fontanë dëshirash.

    Analisti politik, Fidan Ukaj, ka thënë për GazetënDemos se këto kërkesa i sheh si një lojë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që ta vazhdojë presionin ndaj Kosovës.

    “Eshtë një lojë e tij, taktikë e tij, që përmes këtyre kërkesave me provu faktorin ndërkombëtar ose me alarmu dhe me shty drejt presionit ndaj Kosovës. Kërkesat janë edhe në funksion të largimit të Serbisë nga procesi i dialogut. Një prej arsyeve që me pengu procesin dialogues, jemi në një fazë ku e kemi  një  akordim mes Kosovës dhe Serbisë dhe faktorët ndërkombëtarë kërkojnë nga të dy palët implementimin e atij akordimi dhe me pengu apo me ik nga procesi dialogues, në këtë funksion janë këto kërkesa të Serbisë me e shty në pafundësi procesin dialogues. Serbia është e interesuar që mos të kemi asnjëherë përfundim dialogu dhe me dështu i tërë procesi dialogues”, tha ai.

    Ukaj shtoi se Serbia këto kërkesa po i bën edhe për tu larguar nga detyrimet që ka ndaj procesit të dialogut.

    “Serbia ka detyrime në këtë proces edhe pse ajo e ka mohuar që do të jetë e drejt, ajo  ka thënë se do të jetë selektiv në letrën e ish kryeministrës Bernabiq, mirëpo më shumë e kam parë si një taktizim të Serbisë që me dramatizu cështjen e Serbëve në arenën ndërkombëtare dhe me provu faktorin ndërkombëtarë me kthy në anën e Serbisë, që ti bëj presion Kosovës,”. Tha Ukaj.

    I pyetur se a duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi me këtë qasje, Ukaj shtoi se Kosova duhet ti zbatojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë dhe jo ato të Serbisë.

    “Ne nuk duhet ti shohim fare këto kërkesa sepse janë një fontanë dëshirash të presidentit Vuciq. Kosova duhet të vazhdojë punën e vet dhe ti përmbush zotimet që i ka marrë Kosova në Bruksel. Marrëveshjet ne duhet ti zbatojmë si kërkesa të aleatëve të miqëve tanë ndërkombëtarë jo si kërkesa të Serbisë. Institucionet e Kosovës i kanë dhënë mundësi qytetarit serb që përmes udhëzimit administrativ me ndërru pushtetin atje mirëpo thirrja e Vuciqit e ka pamundësu me dal qytetari serb me ushtru këtë të drejtë dhe nuk kemi ndonje obligim ndaj këtyre kërkesave, obliggimet i kemi ndaj partnerëve ndërkombtarë”, tha tutje ai.

    Ndërkaq analisti, Arbnor Sadiku po e sheh dialogun si të bllokuar gjersa ka shtuar se ky proces duhet të vazhdojë pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja në SHBA dhe Kosovë.

    “Dialogu eshte bllokuar qellimi serbise eshte qe permes kerkesave te themeloj asociacionin e kimunave serbe te kthej policet, gjykacet serb ne institucionet e veriut te Kosoves, para se te hy perseri ne dialog…Dialogu duhet vazhdoj por tek mas mbajtjes se zgjedhjeve te reja ne SHBA dhe Kosove, ku edhe do te kemi nje pasqyre me te sakte te skenes politike nderkmobetare dhe Ballkanit Perendimor, me fjale tjera keto takime qe po mbahen aktualisht ndermjet ks dhe serbise jane sa per fotografi”, ka thënë Sadiku.

    Tutje, Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk kanë zhvilluar takim trepalësh me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të martën në Bruksel./D.Lutfiu

    Artikuj të ngjashëm

    Danimarka: Do gjejmë rrugë përpara për Kosovën në BE

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.