sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ujmani është çështje e mbyllur, thotë Kurti

    01/07/2021 20:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çështja e liqenit të Ujmanit është e mbyllur për Qeverinë e Kosovës. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se s’mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia e këtij liqeni.

    Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikuan raportin e fizibilitetit të Ujmanit bazuar në Marrëveshjen e Washingtonit të vitit të shkuar. Raporti nxori katër rekomandime, të cilat ende s’janë komentuar nga Qeveria e Kosovës.

    Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Kurti ka thënë se pasi që Serbia s’është ankuar kur ka pasur mundësi për këtë, çështja është e mbyllur.

    “Ujmani është liqe artificial, nuk është liqe natyror, ku i ka rënë kufiri dhe e ka nda në dy pjesë. Është liqe artificial. Në të, Kosova është ajo e cila ka investuar dhe është kapitull i mbyllur me ish-Jugosllavinë. Serbia ka mundur të ankohej andej në atë kohë. S’është ankuar. Kjo ëçshtë mbyllur si çështje. S’mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia. Ekspertët tanë janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe ne natyrisht që do të përdorim argumentet në favor të konfirmimit të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Problematike ka qenë ajo shprehja ‘share’ që do të thotë kur ndan diçka së bashku. Nuk jam optimist për komisionet e përbashkëta Kosovë-Serbi në kushte të mungesës së njohjes”, ka thënë Kurti, pak pasi e ka quajtur të çuditshëm tekstin e zotimeve të Washingtonit.

    Ai ka thënë se në mesin e gjitha pikave që janë nënshkruar, pika më e mirë ka qenë ajo për njohjen nga Izraeli.

    “Është interesant të shikohet pse në ato zotime s’ka dhënë nënshkrimin ish-presidenti amerikan Donald Trump. Teksti i zotimeve të Kosovës dhe palës serbe s’është i njëjtë. Është i çuditshëm ai tekst. Teksa nuk i konsiderojmë merre ose lëre në tërësi, pika e fundit ishte më e mira, njohja nga Izraeli”, ka thënë ai duke shtuar se sheh pika të diskutueshme e edhe problematike në ato zotime.

    Artikuj të ngjashëm

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Të Fundit

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Xhuli: E kam prit një mesazh prej dikujt jashtë, por tani është shumë vonë

    Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.