Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Uji i Badocit s’duhet të pihet edhe nëse vlohet

    29/10/2024 21:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të gjithë ata që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badocit, nuk duhet ta pinë atë së paku edhe për dy javë të tjera.

    Kjo për shkak të sasisë së lartë të manganit të paraqitur aty.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për Klankosova.tv thotë se paraqitja e vlerave të shtuara të manganit ndodh kryesisht në kohën e ndërrimeve sezonale apo oscilimeve të temperaturave të jashtme.

    “Paraqitja e vlerave të shtuara të manganit në ujin sipërfaqësor është fenomen natyror i cili ndodh kryesisht në kohën e ndërrimeve sezonale apo oscilimeve të temperaturave të jashtme, me ç’rast ndodhin lëvizjet dinamike në trupin e liqenit, dhe si rrjedhojë shtohet sasi e oksigjenit e cila ndihmon në REDOX, reaksionet dhe në ndryshimin e valences së manganit”.

    “Bazuar në informacionet për parashikimin e motit, kjo gjendje do të zgjasë bile edhe për dy javë”, ka thënë IKShPK.

    Nga Instituti mes tjerash thanë se mangan ka pasur çdo vit, mirëpo atëherë në sasi të ulëta dhe për kohë të shkurtër.

    “Mangan ka pasur çdo vit, mirëpo në sasi të ulëta dhe për kohë të shkurtër. Vitin e kaluar dhe këtë vit, vlerat e shtuara të manganit janë më të larta, si dhe kohëzgjatja është më e madhe”.

    “Të tëra këto janë si rezultat i ndërrimeve klimatike në një anë, dhe në anën tjetër është infrastruktura në impiantin e trajtimit në Badoc. Marrja e ujit është fikse, diku prej 18m thellësi, dhe si e tillë nuk ofron mundësi të ndërrohet niveli i marrjes së ujit nga shtresat e ujit ku niveli i manganit është më i ulët”, potencuan nga ky institut.

    IKShPK-ja thotë se si rezultat i analizave të testeve të kryera të martën (29 tetor) është kuptuar se mangani ka vlera të shtuara prej 0.200 deri 0.550 mg/L. Rrjedhimisht, uji është ende i papijshëm.

    “Vlera standarde sipas UA 10/2021 ‘Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu’ janë 0.05 mg/L. Analizat e testeve të ujit të marra sot nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03 – e cila furnizon me ujin për pije nga Liqeni i Badocit, rezultojnë me vlera të shtuara të manganit prej 0.200 deri 0.550 mg/L. Meqenëse këto vlera janë disa herë më të larta se VML për mangan, IKShPK rekomandon që uji të mos përdoret për pije”.

    Uji i Liqenit të Badocit s’duhet të pihet, edhe nëse vlohet

    Uji që vjen nga Liqeni i Badocit, edhe nëse vlohet, prapë mbetet i papijshëm, pasi ai është element kimik dhe jo bakteriologjik.

    Kështu tha Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, në një përgjigje për Klankosova.tv.

    “Uji mbetet i papijshëm. Dukuri hemiotermike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Mangani është element kimik dhe jo bakteriologjik, andaj ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotet. Do të marrim masa të tjera që herëve të tjera të mos kemi probleme të tilla”, kanë thënë nga KRU “Prishtina”.

    Në përgjigje tutje thuhet se vlera e manganit është 0.8 mg për litër në sasinë e ujit të patrajtuar, ndërsa tek uji i trajtuar 0.3 mg për litër.

    “Jemi duke pastruar dhe duke bërë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në tubacione primare dhe sekondare. Rekomandimi tjetër është nga IKShPK-ja që ne të sigurojmë ujë për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autoboteve duke filluar nga Badoci i Ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza”, thanë nga KRU “Prishtina” për Klankosova.tv.

    Çfarë ndodh nëse pini ujë me mangan?

    Nëse dikush gabimisht ka konsumuar ujë me mangan, nuk duhet të shqetësohet, përveç në rastet kur konsumohet për 10 ditë me radhë.

    Për të kuptuar më shumë rreth asaj se çka ndodh në rast konsumimi të ujit me mangan, ndiqeni më poshtë kronikën e “Ju Flet Prishtina”, të përgatitur disa muaj më parë në lidhje me këtë çështje. /KlanKosova/

    Artikuj të ngjashëm

    KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe sheshin “Zahir Pajaziti”

    “Gruaja smutë, me pastru me kovë po duhet” , rrëfimi i 57-vjeçarit që jeton pa ujë tash e 19 vjet

    KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.