Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar tanimë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet finale si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës, Liga e Konferencës dhe finalja e Ligës së Kampionëve për femra.
Gjyqtari polak Szymon Marciniak do ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve me ndihmësit Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz.
Finalja e Ligës së Evropës do të drejtohet nga anglezi Anthony Taylor me ndihmësit Gary Beswick dhe Adam Nunn.
Ndërkohë në finalen e Ligës së Konferencës drejtësinë do ta ndajë spanjolli Carlos del Cerro Grande së bashku me Pau Cebrian Devis e Guadalupe Porras Ayuso.