Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U vandalizua posteri i komandant Lleshit në Bujanoc, reagon nënkryetari: U orkestruar nga Beogradi

    17/05/2025 18:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komuna e Bujanocit për të përkujtuar në 24-vjetorin e vrasjes Ridvan Qazimin, i njohur me nofkën komandant Lleshi, kishte vendosur në qytet disa posterë  nëpër hapësirat që njihen si “city lights”.

    Por, duket se dikujt nuk i pëlqeu kjo gjë, dhe vendosi që të demolojë një nga këto hapësira. Sipas pamjeve të publikuara nga portali “Spektri”, një person shihet me një çekan në dorë teksa godet reklamën me xhama në të cilën gjendej posteri i komandant Lleshit, dhe më pas e shqyen të tërin.

    Për këtë vandalizim ka reaguar zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ai e dënoi këtë akt duke thënë se është një veprim antishqiptar, i orkestruar nga Beogradi me marionetat e tyre në Bujanoc.

    “Ky nuk është vetëm një skandal, por është edhe një veprim antishqiptar, i orkestruar nga Beogradi me marionetat e tyre në Bujanoc që nuk e dëshirojnë bashkëjetesën në këtë komunë, e ku po tmerrohen nga dëshmorët tanë të cilët edhe pas 24 vjetëve nga flijimi i tyre, nuk po munden ta pranojnë realitetin për lirinë e vendit tonë”.

    “Gjaku i tyre do të përkujtohet përjetë. Lavdi për Komandant Lleshin”, ka thënë Musliu.

    Artikuj të ngjashëm

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.