Sot në disa media u dha lajmi se aeroplani i kompanisë “GP Avitation” është goditur nga një rrufe në Aeroportin “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, ka konfirmuar se për shkaqe t eknike nuk është realizuar kthimi i aeroplanit.
“Fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompaninë GP aviation për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim. Për detaje shtesë ju lusim të kontaktoni kompaninë ajrore”, tha Gara për Express.
Mësohet se pas aterimit në Kosovë, ky aeroplan destinacion kishte një fluturim në Gjermani.