Qeveria e Kosoves, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve nga viti i kaluar ka nisur së zbatuari pakon e mbështetjes ekonomike për nënat dhë fëmijët.
E nga ky muaj, nga Ministria e Financave kanë njoftuar se mjetet për këtë kategori do të ndahen në ditën e 25-të të muajit.
Por këto shtesa akoma nuk janë ekzekutar nga kuleta e shtetit.
Kështu së paku thonë disa prindër që janë ankuar në redaksinë e Gazetës Demos.
Njëri nga ta që ka një fëmijë 7-vjeçar, ka thënë se dy ditë akoma nuk u janë dalur këto shtesa, për dallim nga muajt e kaluar që nuk ka pasur vonesa.