Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, deklaroi se nënkryetari i LVV’së, Glauk Konjufca, i ka thënë se çfarë po kërkon në këmbim të votës së deputetes Marigona Geci.
Lidhur me këtë ka reaguar Ilir Kërçeli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka qenë edhe këshilltar i Glauk Konjuca, ku ka pranuar se ka pasur bisedë mes Konjufcës dhe Gecit për votë.
“Ka pasë disa qytetarë që kanë qenë rastësisth edhe me kryetarin Konjufca dhe kanë shpreh interesim për me bë zhbllokimin në kuvend dhe kryetari Konjufca thjesht është pajtu që nëse ka vullnet dhe për shkak të deklaratave të mëhershme të z. Gani Geci për ta pyetur nëse ka interesim. Ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë, ka pasur bisedë telefonike mes Glauk Konjufcës dhe Gani Geci. Me gjithë respektin për familjen Geci, unë vetëm desha me reagu se z. Konjufca nuk flet me atë gjuhë”, ka thënë Kërçeli në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.
Geci ka thënë se kërkesa iu është parashtruar përmes një deputeti.
“Një prej deputetëve është Arbër Rexhaj, e ka shti dikënd tjetër dhe më ka kontaktu. Një tjetër, s’po du me ja përmend emrin se e kam mik. Mik i jemi që kemi qenë në luftë me majtistët prej 1999. Më kanë thënë çfarë po kërkon dhe më kanë thanë po kërkojnë me u taku me ty udhëheqësit e LVV-së, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Unë i kam thanë atyre që unë nuk takohna me ta se s’kom për çka.
Më ka thirrë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar prej meje çfarë po don që ne ta bëjmë pushtetin dhe unë kam thanë, unë nuk jam ai që nuk e shes votën. Ata kanë tentu edhe në vitin 2021 me bë të njëjtën.
Tani është e njëjta, unë nuk jam ai që rrej. Ka qenë ora rreth 17:57 minuta, biseda ka qenë 13 minuta në telefon. Unë nuk lëshoj këso detaje, ju e dini”, ka thënë ndër të tjera Geci