Lajme

U rrëzua nga një lartësi në Valbonë, vdes turisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Valbonës ku dyshohet se ka rënë nga një lartësi një turist i huaj.

Sipas burimeve paraprake, turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur, raporton balkanweb.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë dhe strukturat përkatëse të shpëtimit malor janë nisur drejt vendngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button