Modelja, Klea Prenga, e cila u rrah nga motrat, Antonela Berisha, ish-banorja e “BBV1” dhe motra e saj, Mariela Berisha, ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë që i kanë qëndruar pranë, raporton Gazeta Demos.
Ajo e ka vlerësuar secilin për kujdesin e treguar pas rrahjes dhe mbështetjen që ka marrë nga të gjithë me mesazhe inkurajuese.
“Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen tuaj pas sulmit që përjetova. E vlerësoj pa masë kujdësin dhe fjalët tuaja inkurajuese, të cilat më kanë ndihmuar të qëondroj e fortë dhe optimiste në këtë periudhë të vështirë. Çdo mesazh që kam marrë më ka treguar sa shumë njerëz të mirë kam përreth. Falëminderit që jeni me mua”, ka shkruar ajo.
Ngjarja ka ndodhur teksa Prenga po darkonte në një restorant. Ajo është qëlluar me një gotë xhami në fytyrë nga një person i panjohur, ku ka marrë edhe plagë të rënda.