Hysen Durmishi, zëvendësministri i Infrastrukturës, ka reaguar pasi që u Ura e Badocit është hapur pa e testuar, duke thënë se njëjta është stabile dhe se për këtë Durmishi është deklaruar me ‘‘përgjegjësi të lartë profesionale’’.
Zëvendësministri ka deklaruare dhe se kjo urë është projektuar dhe ndërtuar me standardet më të larta të projektimit e ndërtimit.
‘‘Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Ura e Badocit është stabile
Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit.
Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.
Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj.
Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile.
Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër.