Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U përurua një shkollë e re dhe u vu gurëthemeli i një Palestre Sportive në Komunën e Istogut

    14/12/2022 18:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati kanë përuruar objektin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Fan Noli” në fshatin Llukavc dhe kanë vën gurëthemelin e Palestrës Sportive në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

    Ministrja Nagavci fillimisht është takuar me kryetarin Ferati dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për gjendjen e arsimit në këtë komunë dhe nevojën e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, për realizimin me sukses të projekteve.

    Nagavci me rastin e vënies së gurëthemelit ka theksuar se, krahas punës që po bëhet në ngritjen e cilësisë në arsim, MAShTI po investon edhe më tutje në infrastrukturë shkollore dhe atë përcjellëse, për të siguruar kushte sa më të mira për nxënësit tanë.

    Ndërsa, në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të shkollës “Fan Noli”, në fshatin Llukavc, Nagavci pasi uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për ndërtimin e shkollës së re, theksoi se, ndërtimi i objekteve të reja shkollore i kontribuon mësimdhënies së avancuar dhe edukimit të gjeneratave të reja në frymën bashkëkohore, të përgatitura për zhvillimin e vendit.

    Ndryshe, ndërtimi i shkollës në fshatin Llukavc është investim i Ministrisë së Arsimit, në vlerë rreth 500 mijë euro, ndërsa objekti i Palestrës Sportive do të kushtojë mbi 300 mijë euro.

    Artikuj të ngjashëm

    “20 vajza të vetlënduara, asnjë vizitë apo komunikim”: Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë kritikon Nagavcin

    Mësimdhënësve të Vitisë nuk iu dolën pagat e shtatorit, Nagavci: Ndihem keq për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës

    Nagavci e nënshkruan vendimin për 1 mijë bursa për studentët e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë shqipe

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.