sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U përpoq të vriste me armë gjahu një shtetas në lokal, arrestohet 48-vjeçari shqiptar

    16/03/2023 09:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale, ndërsa në pranga ka rënë një 48-vjeçar.

    Shtetasi E. P., 48 vjeç është arrestuar në flagrancë pasi kishte hyrë me forcë në ambientet e një lokali në Vorë ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

    Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

    Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu dhe Sallahu diskutojnë punën dyvjeçare me reformat e drejtësisë

    Euronews: Shqipëria vendi i përzgjedhur evropian i gjelbër i muajit 

    Hovenier reagon për djegien e veturave me targa RKS, kujton zhgënjimin e 2 nëntorit

    Të Fundit

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Haradinaj: Jam ushtari më i plagosur në Dukagjin, i kam 18 plagë në trup

    “Qa mke bo” është kënga më e re e reperit kosovar që është bërë hit në Francë

    Deklarohet Lista Serbe, pas arrestimit të të dyshuarit për plagosjen e dy zyrtarëve policorë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.