Prokuroria Themelore në Pejë, ka nisur hetimet pas rastit të përjashtimit të një nxënësje nga shkolla, pasi e njëjta vendoste shami, shkruan GazetaDemos.
Rasti ka ndodhur në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë, i njëjti do të trajtohet për të parë nëse ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.
Lajmin për fillimin e hetimeve, e ka konfirmuar për Demos, Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rasti se a ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Pasi t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, atëherë prokurori i shtetit do vendos lidhur procedurat e mëtutjeshme”, tha Nikçi për GazetënDemos.