Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    U përfol si emër i mundshëm për emisar në Dialog, media finlandeze zbulon se Haavisto synon pozitë në OKB

    07/01/2025 20:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvendësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajçak, në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, gazeta finlandeze “Ilta Sanomat”, zbulon as ai është në proces për të marrë një pozitë të rëndësishme në Kombet e Bashkuara e që lidhet me Lindjen e Mesme.

    Siç shkruan gazeta “IS”, Finlanda i ka kërkuar Izraelit përkrahjen për emërimin e Haavisto në pozitën e koordinatorit special i procesit të Paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme, meqë shteti izraelit ka dalë kundër.

    “Të martën, u bë e qartë se emërimi i deputetit Haavisto si koordinator special i procesit të paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme është rrezikuar në fazat përfundimtare për shkak të kundërshtimit të Izraelit”, shkruan sot gazeta finlandeze “IS.fi”.

    Gazeta finlandeze tutje shton se një burim i njohur me Çështjet e OKB-së thotë se shanset e Haavisto-s për t’u zgjedhur do të dobësohen, veçanërisht nëse udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin Haavisto-n për këtë pozicion.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e merr vendimin e tij në mënyrë të pavarur për emërimin në këtë pozitë, por në këtë lloj emërimi zakonisht merren parasysh pikëpamjet e palëve.

    Artikuj të ngjashëm

    Sinjali: Mesazhi kërcënues ndaj Kuvendit u dërgua në telefonin e një punonjëseje të zyrës së Konjufcës

    Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca

    Policia jep detaje për alarmin me bombë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

    Të Fundit

    Sinjali: Mesazhi kërcënues ndaj Kuvendit u dërgua në telefonin e një punonjëseje të zyrës së Konjufcës

    Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca

    Policia jep detaje për alarmin me bombë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

    Publikohen pamje: Momenti kur evakuohen deputetët pas alramit për mjet të dyshimt

    Kërcënimi në Kuvend, Abdixhiku: Nuk mu duk diçka serioze

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.