Aktorja Adriana Matoshi ka zënë karrigen në Kuvendin e Kosovës vitin që lamë pas. Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Aktorja, e cila mblodhi më shumë se 10 mijë vota, sot u përfol në një lajm për mundësinë e largimit nga partia e Albin Kurtit.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i saj me një fotografi, si demant i lajmit.
Ajo në rrjetet e saja sociale ka publikuar një foto ku shfaqet përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Përgjithmonë”, ka shkruar ajo, derisa ka vendosur edhe një zemër të kuqe, që simbolizon dashurinë.