sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U lënduan rëndë katër persona mes tyre dy të mitur, pamjet e hotelit të shkrumbuar nga flakët në Velipojë

    04/07/2021 09:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë ku si pasojë e një shpërthimi bombole gazi në një hotel kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre një i mitur.

    Të plagosur kanë mbetur K. Gjoka 15 vjeç, D. Gjoka 19 vjeç, E. Gjoka 12 vjeç dhe A. Gjoka 40 vjeç.

    Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë transportuar në spitalin e Ushtarak në Tiranë.

    Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel kati i parë i hotelit është shkrumbuar nga flakët dhe shihet që ka dëme të shumta materiale.

    “Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia e Shkodrës.

    Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

    Artikuj të ngjashëm

    Ishte duke punuar tokën me traktor, bie në rrymë elektrike, vdes 39 vjeçari shqiptar

    Do të martohej në gusht, kjo është 19-vjeçarja që vdiq nga shpërthimi në Velipojë

    ​Shpërthimi i bombolës në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.