Lajme
U kap me drogë, arrestohet një person në oborrin e një shkolle në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditën e së djeshmes një person në oborrin e një shkolle në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë si dhe 0.23 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.