Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, konsiderohet një nga artistet më trendi të momentit dhe tejet e ndjekur në rrjetet sociale.
Kohën e fundit artistja u përball me kritika pasi që publikoi disa fotografi, ku kishte vënë një varëse engjëlli në formë kryqi, shkruan Kosovarja.
Madje u tha se ka ndryshuar fenë. Por kjo bëri që artistja të reagoi në këtë mënyrë.
“Feja e Shqiptarit është Shqipëtaria. Çfarëdo që vë në qafë, veshi, e bëj për qejf”, shkroi Dafina.