Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “U dhanë nën kërcënime” – Albert Zogaj flet për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, konfirmon nisjen e hetimeve

    18/11/2022 19:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këtë të premte, punëtorët e gjyqësorit, gjyqtarë e zyrtarë administrate në katër komunat veriore të Kosovës, përfunduan javën e dytë prej kur kryejnë shërbime e mbulojnë lëndë edhe të ish-kolegëve të tyre serbë.

    Këta të fundit dhanë dorëheqje nga pozitat, akte të cilat nuk janë shqyrtuar ende nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

    Ky organ, siç ka pohuar kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, nuk ka hezituar vetvetiu për t’i trajtuar akt-dorëheqjet, por ka një sërë arsyesh tjera që kanë vonuar pranimin apo refuzimin përfundimtar të tyre.

    “Ne fillimisht kemi pasur disa indikacione që disa prej gjyqtarëve që kanë dhënë dorëheqje kanë qenë të frikësuar, të detyruar të japin dorëheqje dhe kjo çështje do të duhej të konsiderohej nga Këshilli dhe nga institucionet tjera të sigurisë, dhe nën dy është po ashtu shumë me rëndësi ta kuptojë publiku që disa nga gjyqtarët që kanë dhënë dorëheqje janë të përfshirë në aktivitete që konsiderohen, në mënyrë parimore po flas gjithmonë sepse kemi mekanizma që përcaktojnë, që kanë konsumuar shkelje disiplinore”, ka thënë Zogaj.

    “Dhe është në traditën e institucioneve, sidomos në drejtësi, që kur kemi shkelje disiplinore të mos pranohet dorëheqja por realisht të jepet masa përkatëse që në rastin e tillë nuk përjashton ndoshta edhe vetë shkarkimin e ndonjë gjyqtari”.

    Krejt kjo situatë megjithatë do të marrë një epilog deri në fund të këtij muaji.

    “Besoj që në javën e ardhshme, e maksimum deri në fund të muajit do të kemi veprime konkrete nga ana e Këshillit Gjyqësor.”

    Tashmë kanë nisur edhe hetimet për gjyqtarët që dorëzuan dorëheqjet pas thirrjes politike, krejt kjo për shkak të vendimit të shkallëzuar të qeverisë për konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

    “Ne kemi pranuar njoftimet nga autoritetet kompetente që janë kryetarët e Gjykatave që kanë filluar hetimet për të paktën 2 zyrtarë, nuk mund të konfirmoj se sa është numri i zyrtarëve të përfshirë sepse u takon kryetarëve të Gjykatave në tri nivelet me bë këtë hetim e pastaj me ia dorëzu Këshillit, janë procedurat e paneleve dhe pastaj Këshilli, pra nuk mund të paragjykoj në këtë rast, por ka zyrtarë që po hetohen. Në të gjitha akt-dorëheqjet është përafërsisht teksti i njëjtë, që për arsye personale dhe morale japin dorëheqje.”

    Natyrisht se gjyqtarët të cilët punuan vetëm katër ditë nëntorit, do të paguhen po kaq, gjithnjë nëse i kthehen punës.

    “Në fillim të javës së ardhshme do t’i kemi edhe veprimet që lidhen edhe me pagat edhe me çështje tjera, që do të jenë konform përgjegjësisë që kemi ne si institucion dhe në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shtuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    Albert Zogaj ka folur edhe për sigurinë të cilën KGJK e KPK ia kërkuan menjëherë institucioneve për t’i ofruar gjyqësorit në veri të vendit, dhe siç shprehet kryesuesi, kjo u ofrua urgjentisht.

    “Ne kemi komunikuar edhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë në Prishtinë dhe në Mitrovicë, është ofruar siguria e mjaftueshme, kërkesa e vazhdueshme e Këshillit në disa komunikime që kemi pasur, ka qenë që të bëhet vlerësim permanent i situatës së sigurisë, natyrisht të mos ekzagjerohet situata e sigurisë por të jemi të sigurt që stafi, objekti, palët rrjedhimisht të jenë të sigurta, ndaj kemi marrë të gjitha konfirmimet se gjendja e sigurisë është stabile, masat janë ndërmarrë dhe po, mund të konfirmoj që institucionet kanë vepruar në kohë rekord për të ofruar siguri edhe për objektin edhe për stafin edhe për palët.”

    Si çështje e një rëndësie jetike, siguria sipas Zogaj duhet të vlerësohet në baza të përhershme, dhe jo vetëm në situata si kjo aktuale.

    “Unë mendoj se është e rëndësishme të ketë vlerësim permanent të sigurisë nga ana e institucioneve të specializuara sepse kjo mund të jetë e luhatshme domethënë, ne kemi sot gjendje stabile por mund të kemi nesër situatë ku gjendja mund të degradojë, andaj është tepër me rëndësi që institucionet të jenë të koordinuara, Gjykata duhet të funksionojë me patjetër, Prokuroria duhet të funksionojë me patjetër.”

    Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka bërë të ditur se prej gjyqtarëve apo stafit të dorëhequr, pra 145 gjithsej, nuk ka pasur asnjë tendencë për ta cenuar sigurinë e Gjykatës dhe se lëndët në tërësi janë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë vërejtje, gjë që në rrethanat e tanishme të drejtësisë, ai, mendon se është akt për t’u përshëndetur.

    Artikuj të ngjashëm

    Zogaj: Institucionet publike, shoqëria civile dhe mediat kanë qasje agresive ndaj gjyqësorit

    Mbahet konferenca vjetore e KGJK-së, Zogaj flet për të arriturat dhe sfidat e gjyqësorit gjatë këtij viti

    Zogaj: Qasja e Kurtit ndaj gjyqtarit që liroi Pantiqin rrezikoi jetën e tij

    Të Fundit

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.