Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e një gruaje në QKUK.
Siç bëhet e ditur në raporton 24 orësh, viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore edhe pas trajtimit gjendja e saj është përkeqësuar, duke e çuar në vdekje.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme.
“Prishtinë / 09.04.2025 – 17:00. Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.