Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U.D Drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar lëshon urdhëresë për pushimet vjetore në kundërshtim me Ligjin e Punës

    05/09/2022 21:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    UD. Drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu – Raci nuk e ka respektuar Ligjin e Punës për pushimet vjetore.

    Ajo ka lëshuar një Urdhëresë për Planifikimin e Pushimeve Vjetore për punëtorët shëndetësorë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

    Sipas urdhëresës së lëshuar, punëtorët shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe njësitë përbërëse të Spitaleve Rajonale duhet të njoftojnë për pushimet vjetore tre deri në gjashtë muaj më herët.Por, sipas Ligjit të Punës, Neni 37 – pika 3, thuhet se i punësuar duhet të njoftojë punëdhënësit më së paku pesëmbëdhjet ditë përpara se të shfrytëzoj pushimin vjetor.

    Urdhëresa për planifikim e pushimeve vjetore të lëshuar nga UD. Drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci.

    Të pamenduar mirë e konsideron vendimin e UD. Drejtoreshës së ShSKUK-së, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku.

    Ai thotë se duhet t’i nënshtrohemi ligjit.“Urdhëresat e u.d. Drejtoreshës së Përgjithshme të ShSKUK i konsideroj si të pamenduara mirë, në disa prej tyre me elemente diskriminimi dhe përdorim të standarteve të dyfishta”, u shpreh ai për Gazetën Shneta.

    “Padyshim që ne e konsiderojmë SHSKUK-në dhe QKUK-në si partner social dhe jemi të interesuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo jo duke e vështirësuar zhvillimin e veprimtarisë për profesionistët shëndetësor, e në veçanti të infermierëve kur dihet që aktualisht janë skajshmerisht të mbingarkuar me punë, ndërsa edhe numri i infermierëve të punësuar është shumë i ulët”, thotë gjithashtu Duraku.

    Rreth një muaj më parë pozitën si UD. Drejtoreshë e Përgjithshme në ShSKUK-së e mori gjinekologia, Pranvera Zejnullahu – Raci, pas dorëheqjes së ish drejtorit, Valbon Krasniq.

    Gjinekologia ka punuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK dhe asnjëherë më parë nuk ka mbajtur ndonjë pozitë drejtuese apo shefe e një reparti.

    Të Fundit

    Kurti: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

    Britania e Madhe me mesazh ndaj Putinit: E marrim seriozisht mbrojtjen tonë

    31 të vdekur nga sulmi i forcave izraelite pranë qendrës së ndihmës në Gaza

    Insiston Kusari – Lila: Vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

    Ministrja e Shtetit të Çadit mbërrin në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.