Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U betuan sot, Hovenier për kryetarët e veriut: Të mos besojnë se kanë mandat për të bërë ndryshime të mëdha

    25/05/2023 19:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tashmë janë betuar katër kryetarët e rinj të komunave veriore, që fituan të drejtën për të udhëhequr në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

    Lulzim Hetemi, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri iu bashkuan sot Erden Atiqit të Mitrovicës së Veriut si kryetarë të betuar të komunave përkatëse – Leposaviq, Zveçan, dhe Zubin Potok, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Mirëpo hiç më larg se dje, një ditë para se të betohen tre kryetarët e mbetur të komunave të veriut, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier shprehu rezervat e ShBA-së se sa kompetentë do të jenë kryetarët në këtë pozitë.

    Meqenëse pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje ishte shumë e vogël, ambasadori Hovenier ka theksuar se kryetarët nuk duhet të besojnë se kanë mandat për të bërë ndryshime të mëdha.

    “Njerëzit më pyesin shumë për këtë: teknikë vs. politikë, por çka dëshiroja të them – gjithashtu mund ta themi politikë vs. administrativë – por çka dëshiroja të them dhe çka ende dëshiroj të them është: mendoj se asnjë nga kryetarët nuk duhet të besojë, me një numër i vogël i votuesve me të drejtë vote ka votuar, në njërën ose mënyrën tjetër, se ata kanë mandat të bëjnë ndryshime të mëdha, se kanë mandat të ndërmarrin një numër nismash, në veçanti nisma që do të ishin shqetësuese për një pjese të një komuniteti”, deklaroi Hovenier në një intervistë për RTV 21.

    Teknikë apo politikë, Hovenier tha se me rëndësi është që, megjithatë, ata t’u shërbejnë qytetarëve, dhe t’u ikin tensioneve.

    “Atë që po provojmë të nxjerrim kur themi teknikë ose administrativ është kjo: shërbejuni qytetarëve tuaj. Ligji i Kosovës kërkon që të ketë kryetar, Ministria e Financave duhet të ketë një partner, Qeveria qendrore duhet të ketë një zyrtar që të kryej funksione të caktuara që të dërgojë para, të bëjë mbështetjen programore, pra bëjeni këtë, përkujdesuni për qytetarët tuaj por bëjeni në një mënyrë që nuk e krijon kundërthënie ose që shkakton tensione. Por më parë bëjuni një burim i zvogëlimit të tensioneve”, tha tutje Hovenier.

    I njëjti kërkoi që qasja e katër kryetarëe të jetë multietnike dhe gjithëpërfshirëse.

    “Dhe disa nga sinjalet e para janë se duket që kryetarët e zgjedhur e kuptojnë se duhet të provojnë të kenë një administrim komunal që është multietnik, që përfaqësojnë përbërjen e komunës. Ky është sinjali i drejtë të cilën ne po e kërkojmë”, tha ai. 

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

    Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.