Sulmuesi i Bolonjës, Jens Odgaard ka marrë vëmendje kohët e fundit.
Krejt kjo pas një fotoje që është bërë virale, ku shihet një shenjë e kuqe mbrapa kokës së tij, ku kishte pasur shumë komente se mund të ishte kafshuar nga ndonjë mumje.
Sulmuesi shkoi në mediat sociale për të adresuar shqetësimet për mirëqenien e tij pas përfundimit të lojës.
Me një postim në Instagram, ai shkroi:
“Është thjesht një ilaç që po përdor për qafën time, asgjë serioze”.
Odgaard ka luajtur një rol kyç në shtytjen e Bolonjës për një vend në Champions League, duke shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon.
Ai iu bashkua klubit në verën e vitit 2023 pasi më parë kishte luajtur për skuadrën holandeze AZ Alkmaar.