Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, ndodhet prej disa javësh në burg pasi theu masën “arrest shtëpie”. Ai u arrestua pas sherrit që pati me reperin Noizy, pranë ambienteve të lokalit të këtij të fundit.
Por, së fundmi është mësuar se Cllevio do të dalë brenda pak ditësh nga burgu.
Sipas ish-banorit të “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, i cili ka një raport miqësor me Cllevion, ai pritet që të lirohet pas tri apo katër ditësh.
Anaidi e ka bërë lajmin me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ndonëse ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet mbi këtë vendim.
“Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju prej në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”, shkroi Anaidi para pak ditëve. /abcnews.al