Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “U arrestova si pjesëtar i UÇK-së, atëherë na quanin terroristë”

    22/05/2022 20:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish i burgosuri politik, Ylber Topalli, i cili poashtu ishte pjesë e grupit të parë që është stërvitur për luftë guerile në Shqipëri, i ftuar në emisionin n’Demos, mes tjerash ka folur edhe për arrestimin e tij si pjesëtar i UÇK-së.

    Ai tha se në atë kohë ushtarët e UÇK-së quheshin terroristë.

    “U arrestova si pjesëtar i Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës, atëherë quheshin terroristë, kështu kam vazhduar, 24 orë kam qenë në Ferizaj, pastaj tri ditë të tjera në Gjilan, dhe prej Gjilanit na kanë dërguar në Gjykatën e Qarkut këtu në Prishtinë, për të dhënë intervistë”, potencoi ish i burgosuri politik.

    Tutje Topalli tregoi se si janë marrë në pyetje dhe si janë kryer hetimet ndaj tyre.

    “Danica Marinkoviç nuk ka marrë në pyetje, ajo i ka marrë vetëm deklaratat tona, të cilat duhej t’i jepnim para gjyqtarit hetues, hetimet kryesisht i kanë zhvillu tre inspektorë famëkeq, Nebojsha Gjorgjoviq, Radonvan Klariç dhe Ratko Duder”, bëri të ditur ai në emisionin n’Demos.

    Mes tjerash dëshmitari i Masakrës së Dubravës tha se në duart e inspektorëve të lartpërmendur kanë rënë edhe tre heronj të tjerë.

    “Këta kanë qenë inspektorët në duart e të cilëve kanë rënë tre heronj, Rexhep Bislimi, Cin Dugolli dhe Bilall Shala, të gjithë të vrarë në torturë, mizorisht, në burgun e Gjilanit. Ata anë qenë në paraburgim në hetuesi, ndërsa të gjithë të burgosurit tjerë duke më përfshirë mua, të gjithë iu kemi nënshtruar torturave shtazarake, mizore, prej këtyre grupeve të hetuesve”, theksoi Topalli.

    Rrëfimin e tij të plotë mund ta ndiqni këtu:

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.