Organet e drejtësisë në Ferizaj kanë marrë vendim ndaj mësuesit nga Dubrava e Kaçanikut që akuzohet për ngacmim seksual.
Indeksonline mëson se ndaj mësuesit Ruzhdi Xhini është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Kujtojmë se viktima ishte një 16-vjeçare, e cila e denoncoi mësuesin e saj.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka thënë se nuk ka pasur qëllim seksual ndaj nxënëses, por gjoja se e ka puthur dhe prekur në “aspektin familjar”.
Konfirmohet se rasti dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku vajza kishte shkuar për disa prova, pasi i dyshuari është mësimdhënës i muzikës.