Një burrë që ishte aksidentuar në Prizren ka vdekur dje në QKUK, shkruan GazetaDemos.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Prizren / 06.10.2023 – 09:52. Lidhur me rastin me datën 23.10.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë nën tretman mjekësor në QKUK, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë se Kosovës.